Greqia aprovon lirimin e të burgosurve, përfitojnë shumë shqiptarë. Ja kush falet

25/03/2020 - 11:38

Qeveria greke ka aprovuar një vendim për lirimin e të burgosurve që kanë më pak se 1 vit dënim të mbetur. Vendimi është ndërmarrë në kuadër të pakësimit të numrit të të burgosurve në burgjet e Greqisë.

Sipas këtij vendimi, thuhet se lirohen të dënuarit që janë mbi 65 vjeç dhe që kanë kryer 1/3-n e dënimit. Po ashtu parashikohet lirimi i atyre që janë dënuar deri në 5 vjet për krime të rënda por që u ka mbetur edhe 1 vit për të kryer. Mes përfituesve të kësaj amnistie përfitojnë edhe shumë shqiptarë të dënuar.

Nuk përfitojnë të dënuarit për krime ndaj të miturve, përdhunimet, krimet për terrorizëm,vrasjet dhe krimet kundër shtetit. Afati i masave do të jetë 3 muaj.

Në burgjet greke janë pothuaj 12.000 të dënuar, shumica dërrmuese për krime më pak se 7 vjet.

Masat janë marre për lirimin e të paraburgosurve, akuzat ndaj të cilëve, nuk e kalojnë dënimin maksimal të 5  jetëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një i ri është vënë nën hetim nga policia, pasi ka kërcënuar drejtorin e urgjencës. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Elbasanit.

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe kapen në kohe reale autorët në Dibër.

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Orikumit në Vlorë.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të c

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Guardia di Finanza e Milanos në Itali sekuestroi rreth 10 mijë pako me dy lloje xheli që shitej si antiviral dhe antibakterial, por pa au

Botuesi Henri Çili do hetohet në gjendje të lirë.

Një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë i është vënë zjarri rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa personave në Dibër.

Një 33- vjeçar në Ternovë të Bulqizës është arrestuar pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak.