Policia italiane ka vënë në pranga një 49-vjeçar shqiptar,pasi u denoncua nga e bija. Kjo pasi gjatë një konflikti vajza mendoi se i ati do ta qëllonte me armë. Ngjarja ka ndodhur në Arrezo të Italisë.

Shqetësimi i vajzës lindi mbi të gjitha nga fakti që babai i saj, pas grindjes, kishte shkuar pranë një depoje të vendosur në kopshtin prapa shtëpisë dhe kishte marrë një objekt që i ngjante një arme. Policia, e mbërritur në vend, gjeti pjesë të ndryshme të një pistolete të paregjistruar dhe pa numër serik, të fshehura në disa vende të shtëpisë. Vajza menjëherë është alarmuar dhe i ka telefonuar policisë.

Sipas mediave italiane, debati lindi, pasi 49-vjeçari zbuloi lidhjen e dashurisë së vajzës së tij, 17-vjeç, me një bashkëmoshatar, me të cilën nuk ishte aspak dakord. Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 10:30. Shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane.

Gjithashtu u gjetën dy mbështjellës të mëdhenj të bashkuar të celofanit që përmbanin rreth 1.5 kg marijuanë dhe një bajonetë.