“Përplasje” për kryeministrin e ri, përçahet koalicioni fitues në Malin e Zi

22/09/2020 - 21:26

Perplasjet per kryeministrin percajne koalicionin fitues në Malin e Zi.  Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, nuk e ka më mbështetjen unike të atij koalicioni dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fitoje besimin e organeve të partisë.

Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, kishte propozuar Krivokapiqin për mandatar të qeverisë malazeze.

Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviq, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviq, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviq, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviq dhe Zoran Mikiq.

Ata u përpoqën të afronin qëndrimet në lidhje me formimin e qeverisë së re përpara seancës konstituive të Parlamentit të Malit të Zi.

Sipas burimeve të “Vijesti”, u bë përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth presidentit të parlamentit dhe mandatarit. Siç njoftoi më herët “Vijesti”, pozicioni i kreut të parlamentit duhet t’i përkasë demokratëve.

U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiqin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.

Kur shumicës së pjesëmarrësve iu duk se gjithçka ishte rënë dakord, një nga udhëheqësit e DF-së tha që Krivokapiq nuk e ka mbështetjen e plotë dhe se duhej ta rifitonte besimin e koalicionit.

Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare. Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia italiane ka arrestuar të premten një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet per trafik kokaine. Mediat vendase bëjnë me dije se 29-v

Policia Kufitare vijon të kryejë kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare

Një i ri ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë nga dy bashkëmoshatarë të tij.

Arrestohet një shofer i dehur nga blutë e Durrësit.

Iu merrte rrjetat e peshkimit disa peshkatarëve, policia e zbulon rastin pas denoncimit dhe arreston një person nga Durrësi.

Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Xibrakës.

Një mjek ka humbur jetën në një aksident të ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masa administrative 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbro

Një person është gjetur i pajetë në një objekt të braktisur në kryeqytet.