Policia greke ka vënë në pranga 3 shqiptarë në kufirin greko-shqiptar, nën akuzën e trafikimit të marijuanës.

Policia bën me dije se ndalimi i tyre është bërë në Negradha, Janinë, ndërsa shqiptarët identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur janë të moshave 29, 29 dhe 32-vjeçar.

Gjatë kontrollit ushtruar në mjetin e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 53 kg marijuanë.

Bëhet e ditur se ata kishin transportuar më parë nga kufiri i gjelbër 35 pako me 53 kg marijuanë të ndara në çanta, që u gjetën më pas në një makinë të braktisur disa kilometra më tutje.