Sot humbën betejën me COVID-in 4 pacientë. Në mesin e viktimave është 57-vjeçarja nga Shkodra Gonxhe Rexhepi, ish-volejbolliste e Vllaznisë.

Pasi zbuloi se ishte e infektuar dhe gjendja u rëndua, Rexhepi u transportua tek Infektivi, por pavarësisht punës së mjekëve nuk mundi që të mbijetonte.

Bilanci dhe situata e COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë mjaft serioze, teksa për të dytën ditë me radhë në spitalin Infektiv në QSUT kanë ndërruar jetë 4 pacientë duke e çuar në 93 në total numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë. Tre viktimat e tjera janë një burrë nga Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se situata në spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar.