Ç’po ndodh me të rinjtë? 18-vjeçarja nga Durrësi vetëhelmohet

31/05/2017 - 13:57

Rritet frikshëm bilanci i të rinjve dhe të rejave në Durrës që vetëvriten dhe i rasteve që mbeten në tentativë.

Në këto dy ditët e fundit, shënohet rasti i dytë që një e re tenton t’i japë fund jetës.

Pas 22-vjeçarit që u vetëhelmua me ilaçe në shtëpinë e gjyshërve në fshatin Koxhas, një 18-vjeçare ka zgjedhur të njëjtën metodë për t’u vetëflijuar.

“Më datë 30.05.2017, është vetëhelmuar, me medikamente mjekësore shtetasja K.B., vjeç 18, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të renë drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një godinë 3-katëshe është përfshirë nga zjarri në lagjen "Ali Demi" në Tiranë.

Është gjetur sërish një tjetër predhë në Pukë nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë.

Një i burgosur për përndjekje, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e burgut në Bradashesh të Elbasanit.

Arkivoli i Klisman Gjinit u transportua në heshtje.

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për mbi 100 raste vjedhjesh e grabitjesh.

Ndalohet nga Policia postieri i Postës së Pogradecit, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ekspertiza greke ka dalë në përfundimin se 48-vjeçari Mirash Luli nga Lezha, që u gjet i vdekur në Selanik më 17 shkurt, nuk u vra nga dj

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Kavajës.

Një 51-vjeçar nga qyteti i Beratit ka rënë në prangat e policisë.

Policia e Tepelenës arrestoi të dyshuarin për vrasjen e shtetasit Sokol Rama.