Një 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pukë, në zonën e njohur si “Tejlum”.

Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, por policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 10-vjeçarit.

Mësohet se fëmija do të transportohet me helikopter në spitalin e Traumës.