Policia italiane në rajonin e Kalabrias ka vënë në pranga një shtetas shqiptar i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike të tipit marijuanë. Në bagazhin e automjetit të tij u sekeustruan rreth 100 kg marijuanë.

Arrestimi i shqiptarit u krye pas një ndjekje prej disa minutash në daljen e autostradës në afërsi të komunës Snatì Onufrio. Shqiptari nuk i ndaloi postbllokut të policisë rrugore duke tentuar të largohet me shpejtësi.

Shqiptari ka përfunduar në pranga ndërkohë që autoritetet po hetojnë mbi bashkëpunëtorët e destinacionin e lëndës narkotike.