1.2 kg kokainë të fshehur tek dritat e sediljes, arrestohet shqiptari (VIDEO)

13/06/2018 - 17:42

   Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore në Modena, pasi në makinë i është gjetur rreth 1.2 kilogram kokainë.

Ndalimi i korrierit shqiptar erdhi pasi ai po ecte me shpejtësi në autostradë pavarësisht trafikut të rënduar të pasdites së djeshme.

Pas ndalimit të makinës Volkswagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sediljet e pasme.

Kjo gjë u ngjalli dyshime dhe kontrolli i kryer zbuloi në çatinë e makinës sasinë prej 1,184 kg kokainë.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentash false.

Ai u arrestua për mbajtje dhe trafikim lëndësh narkotike.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Taranto-s.

Në kuadër  të vënies në kontroll të tregjeve mbarë vendit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka nisur inspektimin në disa prej tyre.

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Koxhën, i cili vrau me armë zjarri tre persona dhe plagosi një tjetër.

Autori i vrasjes së trefishtë në fshatin Shëlli të Matit do të dalë sot në Gjykatë për t’i komunikuar masën e sigurisë.

Një i ri shqiptar është goditur barbarisht në Itali nga një grup nigerianësh.

Një 27-vjeçar nga Durrësi është rrahur një ditë më parë në zonën e plazhit dhe si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur lehtë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bu

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan - Kombinati metalurgjik.

Në zyrën operative të policisë së Durrësit, një ditë më parë, ka mbërritur një telefonatë që njoftonte për të shtëna me armë në ajër në z