Një italian dhe një shqiptar u arrestuan nga policia italiane pasi iu gjetën 12 kilogramë marijuanë.

Shkak për zbulimin është bërë shqiptari, i cili kishte marrë urdhër për dëbimin e tij nga Italia dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët. 

Hetuesit kanë zbuluar se të dy përdornin një enë që përdoret për ullinjtë për të transportuar drogën. Në momentin e arrestimit u është zbuluar 12 kilogramë marijuanë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar kryente udhëtime të vazhdueshme në zonën ku u arrestuan dhe pas përballjes në disa raste, janë identifikuar zonat në të cilat ata shkonin për të rimarrë drogën.

Në momentin e arrestimit janë sekuestruar 1300 euro dhe 12 kilogram marijuanë. Emrat e të arrestuar ende nuk janë bërë të ditur.