13-vjeçarja denoncoi bashkëjetuesin, ekspertiza zbulon të vërtetën e dhimbshme

12/01/2018 - 15:33

U akuzua nga 13-vjeçarja me të cilën bashkëjetonte, për dhunë psikologjike, Prokuroria e Lezhës nxjerr urdhërndalimi për të riun nga Lezha.

Shkak për urdhërndalimin e tij të menjëhershme është bërë ekspertiza mjeko-ligjore nga ku ka rezultuar se, i riu ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren A.G., e cila tashmë rezulton të jetë edhe shtatzënë.

Pas urdhrit të mbrojtjes që është lëshuar menjëherë nga Gjykata për vajzën, e cila denoncoi në Polici bashkëjetuesin e saj E.G., 24 vjeç, tashmë i riu do të përballet edhe me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Pavarësisht deklaratës së bërë nga e mitura, sipas së cilës, ajo është e dashuruar dhe se ka bashkëjetuar me vullnetin e saj me 24-vjeçarin dhe me dijeni e familjes së saj, ky i fundit është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Duke iu referuar nenit 100 të Kodit Penal, marrëdhënia seksuale me fëmijë të mitur, që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet burg.

13-vjeçarja është marrë në mbrojtje dhe po trajtohet nga psikologët, pasi tashmë e mitura duhet të përjetojë edhe faktin e të qenurit shtatzënë në një moshë fare të vogël./PANORAMA 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk ka mjaftuar dhunimi nga bashkëshorti, por dajakut i është ‘bashkuar’ edhe vëllai i një 29-vjeçareje nga Durrësi.

Një punonjës policie në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë është arrestuar në flagrancë nga kolegët e tij.

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur, ka ndodhur sot në aksin rrugor Qukës-Stavaj të Librazhdit.

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës.

Një 27-vjeçar ka përfunduar në arrest pasi është kapur me kokainë në automjetin e tij.

Është dënuar me 25 vite burg shqiptari i cili cilësohet si bossi i kokainës në Angli.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga menxaherin e firmës dhe një nga teknikët, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fabrikën e Çimentos në

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë, ndërsa është arrestuar një 28-vjeçar.

Familjarët e 39-vjeçarit që i vuri flakën vetes në makinë kanë treguar se janë të shokuar nga ngjarja.