14-vjeçarja shqiptare përdhunohej nga babai, nisin hetimet për 46-vjeçarin në Itali

13/01/2021 - 22:33

Një e mitur, 14-vjeçare akuzon babanë e saj shqiptar për abuzim seksual dhe përdhunimin për më shumë se një vit.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Treviso në Itali, ndërsa e mitura ka denoncuar abuzimin e bërë me të për më shumë se një vit.

Ka qenë nëna e vajzës që bëri denoncimin, e cila ishte gjithashtu pre e dhunës dhe abuzimit nga bashkëshorti 46-vjeçar, që nga vitet e para të martesës të bërë në Shqipëri.

Abuzimet dhe dhuna në drejtim të gruas kishin bërë që ajo të mendonte edhe vetëvrasjen, e mitura e cila me përgjigjen e saj “Mos do të më lesh vetëm me atë përbindësh”, ka bërë që gruaja të denoncojë rastin në polici.

“Në fillim më prekte me duar në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, rreth një vit më parë, nisi dhuna seksuale e vërtetë. Nuk më linte të dilja me askënd dhe nëse e bëja më mbulonte me fyerje. Unë dhe mami ishim të tijat, pa kushte. Nuk kam folur më parë sepse më kërcënonte”, ka thënë në dëshminë e saj 14-vjeçarja sipas mediave italiane.

Pas denoncimit, gruaja me vajzën janë vendosur në një qendër sociale ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Kavajës ka dalë në një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku dy persona të maskuar

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka "harruar" një shqiptar të ekstraduar nga Gjermania, i cili ishte në pritje prej 5

Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika.

Policia e Shtetit njofton se janë ushtruar kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar

Policia njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar 22 raste të vjedhjeve në kryeqytet.

Policia e Tiranës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Policia ka arrestuar dy të rinj në Elbasan si autorë të trazirave para derbit Partizani-Tirana.

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Durrës, njëri i akuzuar për vjedhje dhe t

Një ngjarje e e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku 200 bagëti (dele) janë djegur në një stan.