Protesta e banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre ka hyrë në ditën e 15. Ata kanë bllokuar sërish rrugën duke ndaluar qarkullimin e automjeteve, në kërkim të një përgjigje për të drejtat e tyre.

Teksa nesër është lajmëruar se do të vazhdohet me prishjet e banesave, qytetarët  kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

"Nuk ka asnjë fije trasnparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxorri blof qeverinë në shumë pika. Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat," tha një banor.