Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme.

Burimet zyrtare njoftojnë se rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, E. Ç., 15 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thikën.

K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.