16-vjeçari grabit shtëpinë e tij me ndihmën e shokëve (FOTO)

12/03/2018 - 19:49

   Dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, për një grabitje të ndodhur të dielën në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. Bëhet fjalë për grabitjen e një banese në pronësi të P. Z., pas së cilës fshihej djali i tij adoleshent dhe shokët e këtij të fundit.

Kështu në pranga kanë përfunduar Klovis Jeraj, 29 vjeç dhe S. J. 16 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. Ndërsa janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë djali i shtëpisë E. Z. 16 vjeç dhe R. K. 17 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës. Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesë. Konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë“, thotë policia.

Ngjarja në fjalë, sqaron më tej policia, është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, (E.Z.) ku është kryer vjedhja nga personat e lartpërmendur, të cilët janë shokët e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia Kufitare e Igumenicës ka sekuestruar një sasi prej 73.8 kg kanabis dhe 2.3 kg kanabis çokollatë që u trafikua nga kufiri shqiptar

Nga Komisariati i Policisë Durrës mësohet se një grua ka rënë nga dritarja e banesës teksa pastronte.

Policia greke ka kapur një ngarkesë me drogë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa është arrestuar një 49-vjeçar dhe është shpallur në kërkim

Pas administrimit të 15 deklarimeve, mes tyre edhe politikanë, Krimet e Rënda mbyllin hetimet për dosjen "Babale". Report Tv mëson eksklu

Policia e Shtetit ka ybuluar një laborator heroine në një zonë periferike të Hasit, në fshatin Brenog brenda të cilit është gjetur lëndë

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi” ka dalë dot para Gjykatës së Tiranës ku u njoh sot me masën e sigurisë “arre

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e të premtes në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Një operacion i madh po zhvillohet në Veri të vendit.

"Forca e Ligjit" ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

“Gjithçka ndodhi pas një konflikti të çastit”. Ky ka qenë rrëfimi i autorit që vrau me thikë një adoleshent në Fier.