Gjatë ditës së djeshme një 16-vjeçareje në Durrës i janë gjetur dhe bllokuar 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të policisë, e reja u kap në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.

Gjatë një kontrolli në çantën e adoleshentes me iniciale S.D., banuese në fshatin Bilaj, Fushë-Krujë, iu gjet në dy qese lënda narkotike.

 Materialet u referruan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 283/1 i Kodit Penal.