18-vjeçari “i fortë” kërcënon me armë 6 të rinj

13/03/2015 - 10:22

13 mars 2015 - Një 18-vjeçar, pas një sherri të rinjsh, ka kërcënuar me kallashnikov 6 persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Kamëz, ku protagonisti i ngjarjes E. Cani, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri gjashtë persona.

Burime nga policia thanë se mes të rinjve ka pasur një sherr për motive të dobëta. Pas fjalëve fyese të ndërsjella dhe përleshjes fizike, 18-vjeçari E. Cani ka marrë armën në shtëpi dhe është rikthyer në vendngjarje duke qëlluar disa herë.

Sipas dëshmitarëve, por edhe hetimit nga ana e uniformave blu në vendin ku ndodhi ngjarja, i riu ka qëlluar në tokë për t’i kanosur kundërshtarët e tij. Për t’i shpëtuar rrezikut që i kanosej, gjashtë personat të cilët u përleshën me adoleshentin, u fshehën.

Por vetëm disa minuta pas kanosjes, policia ka arritur të ndalë 18-vjeçarin, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automatiku.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër rast që operonte në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve është goditur sot nga policia në Korc

Arrestohet nga policia një person në Durrës, i akuzuar për veprën penale" Vjedhja me dhunë".

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person pasi akuzohet për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është ndaluar nga Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, të cil

Arrestohet në flagrancë në Durrës një 45-vjeçar, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete edhe armë pa leje.

Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, të akuzuarin kryesor për trafikun e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Dalin detajet nga aksidenti i rëndë qe ndodhi paraditen e së dielës në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gëziq, ku një 13-vjeçare ka humbur

Një aksident me 2 të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës,

Për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është ndaluar 39- vjeçari Blendi Teta, pasi akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës si e

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku të plagosur kanë mbetur 3 shqiptarë.