Një 18-vjeçar ka përplasur me “Benz”-in e tij me targa AA 313 UA një 47-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, i riu nga Mamurrasi, Sokol Deda, ia ka mbathur nga vendngjarja duke e lënë të plagosurin aty.

Sektori i Policisë Rrugore Durrës ka bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe të autorit të larguar nga vendi i ngjarjes në një kohë rekord, dhe arrestimin e tij rreth orë 20:45. Ndërkohë që aksidenti është regjistruar në orën 17:00, në afërsi të lokalit “Europa Park”.

Ndërsa për të plagosurin, shtetasin Agron Zira, 47 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, raportohet se ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë dy akuza: largim nga vendi ngjarjes dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.