19 pistoleta, 400 fishekë dhe 1.6 kg tritol. Arrestohet 51-vjeçari

13/08/2019 - 17:36

Një 51-vjeçar nga Kosova ka rënë në pranga sot në Shqipëri, pasi është zbuluar rrjeti i trafikimit të armëve luftarake dhe lëndëve eksplozive.

51-vjeçarit, i cili i trafikonte këto armë nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë, i janë sekuestruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminele në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një trafik të mundshëm të armëve dhe municioneve luftarake nga Serbia në Kosovë e më pas në Shqipëri, referoi materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u regjistrua procedimi penal i vitit 2019, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” .

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimin me sukses të operacionit “Papër”,.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan -Peqin, u kap në flagrancë shtetasi:

Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.
Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 të Policisë së Shtetit apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Falë bashkëpunimit midis Interpol Tirana dhe homologëve, janë ekstraduar drejt vendit tonë dy shtetas të dënuar për vrasje.

Një mjek në Lezhë është dënuar me një vit burg i konvertuar me dy vite shërbim prove, për veprën penale neglizhencë në trajtimin mjekësor

Ka rezultuar fals alarmi për bombë mëngjesin e sotëm në afërsi të sheshit 'Skënderbej", pasi një çantë e braktisur u gjet dhe shkaktoi pa

Policia e Krujës ka kapur dhe ndaluar një 62-vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Alarm për bombë te bulevardi "Zogu i Parë" në Tiranë. 

Më 20 maj të këtij viti, trupi i pajetë i një personi doli në një kanal në Lievegem të Belgjikës.

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta duke arre

Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë së Durrësit.

Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre persona të tjerë dhe pasi shembet në asfalt, askush nuk i jep ndihmë.

Policia e Italisë ka arrestuar katër shqiptarë të moshës nga 27 në 39 vjeç, teksa një i pestë ka mundur që të largohet.