19-vjeçari Jehon Breçani, djali i ish-zv/drejtorit të policisë Erzen Breçani, është përfshirë në aksidentin e rëndë, të regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Breçani ka humbur dejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio në Tiranë.

30-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.

Shoferi i makinës tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00 në testin e alkoolit.

Pas përplasjes nga makina, është rrëzuar edhe pema. 

“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”,- njoftoi policia.

19 vjeçari Jehon Breçani, i cili përplasi me makinë një 30 vjeçare në Tiranë është djali i Erzen Breçanit,  ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës.