Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër.

Polica njofton se i arrestuari, shtetasi D. Z., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër në ambientet e jashtme të një hoteli.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.