Një të riu të moshës 20 vjeç i është djegur mjeti një ditë më parë në Sukth.

Sipas kallëzimit të të riut me iniciale A.H., banues në Katund Sukth, mësohet se i është djegur mjeti tip “Dahitsu”.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka kryer ekspertizën përkatëse dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit, nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt teknik.

Vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sipas nenit 151 të Kodit Penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.