Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar një ditë më parë (10.07.2018).

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit në mjetin "Pezho" të shtetasit I.Sh., vjeç 23, banues në Katund i Ri, Durrës, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik.

I riu akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", sipas nenit 279/2 të Kodit Penal.