Një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë makabre.

Nga informacionet e marra mësohet se i riu vuante nga depresioni.

Sipas të dhënave të para, viktima me inicialet L.B., është gjetur i vetvarur nga familjarët, në një pemë në baçen pranë banesës së tij në fshatin Kurtëz, Njësia Administrative Buz, Memaliaj

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.