Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pasi drejtuesi i mjetit tip "Seat", 23-vjecari me inicialet F.A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, shtetësia S.Q., e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, në afërsi të zonës së qujatur Petrolifera.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.