2.4 ton drogë/ Trafikantët shqiptarë përplasen me armë me policinë italiane

14/11/2017 - 11:38

Konsiderohet si sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në Ravena të Italisë ku janë kapur mbi 2.4 ton kanabis ndërkohë që në pranga kanë rënë tre shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se pas hetimeve u kapën 4 persona, një 26-vjeçar italian si dhe tre shqiptarë, 21, 27 dhe 53 vjeç. Tashmë të gjithë ndodhen pas hekurave nën akuzën e transportit të lëndëve narkotike por mes trafikanteve dhe policisë ka pasur përplasje me armë zjarri.

Hetimet rreth këtij grupi kriminal nisi pas një kontrolli të territorit, gjatë natës së të enjtes së kaluar nga karabinierët e Cervia-s dhe Milano Marittima. Patrulla e policisë pikasi një furgon rreth orës 04: 30 të mëngjesit përgjatë zonës së Savio-s, që të çonte në drejtim të Ravenës.

Në mjet kishte dy persona. Pas një ndjekje të shkurtër, furgoni që drejtohej nga 26-vjeçari italian u ndalua, ndërsa brenda tij kishte 2,4 ton marijuanë, 62 kg hashash, 4 kg vaj hashashi. Një sekuestrim ky i përmasave të mëdha sa i takon kësaj zone.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia Rrugore tregon një vëmendje më të theksuar për shkeljet e Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve përgjatë fundjavës.

Një gomone e përmbysur është gjetur pranë ishullit të Sazanit në Vlorë.

Një nga 27 personat e arrestuar nga policia në kuadër të mega operacionit të shtrirë në 12 qarqe të vendit është edhe një sportist, mundë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Ervis Martinajn ndaj të cilit u dha masa e sigurisë "arrest me burg" për ngjarjen e 4 tetorit në zonën e

Arestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale të dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe shpallet në kërkim një

Një sërë arrestimesh janë bërë dje nga policia e Shtetit dhe Prokuroria, pas operacioneve të ndërmarra me partnerë ndërkombëtarë.

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përg

Një ditë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Lul Berishës, avokati i tij flet për News24.

Gjykata e Apelit në Tiranë sot do të shqyrtojë kërkesën për liri të Ervis Martinajt.

Rreth 12 orë pas ndalimit nga ''super operacioni'' i RENEA-s dhe FNSH-së është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Avdyli.