Një tjetër person raportohet se është mbytur pasditen e kësaj të shtune, por i radhës në Shkodër.

Një 24-vjeçar me inicialet B.D  është mbytur në liqenin e Shkodrës, ku ishte futur për t’u larë në zonën e njohur si Balshaj, ne pjesën e Malësisë se Madhe së bashku me 3 shokët e tij.

24-vjeçari pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka mundur dot më të dalë nga aty.

Policia dhe polumbarët janë nisur drejt vendit te ngjarjes për te bërë te mundur nxjerrjen e trupit.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.