Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohet një i ri nga Durrësi pasi dhunoi të atin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në Arapaj.

Sipas bluve, ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.

Pas denoncimit të rastit, uniformat blu shkuan e arrestuan.