Një 25-vjeçari nga Durrësi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Peqinit, i është gjetur drogë në qeli.

Mësohet se, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e I.E.V.P Peqin, nga forcat e këtij institucioni, në dhomën e shtetasit A.L., 25 vjeç, banues në Durrës, është gjetur dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale 65 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.  

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë futur në ambientet e I.E.V.P Peqin, lëndën narkotike të sekuestruar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.