Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë, ndërsa është arrestuar një 28-vjeçar. Mësohet se në Elbanasan ka rënë në pranga i riu Petraq Kote, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.

Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.