28-vjeçari i vrarë në atentat kishte dy mbiemra, ishte deportuar për trafik droge

20/01/2020 - 22:22

Vilson Tafçiu, 28-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit, në Tiranë. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën "Teodor Keko", kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra, Noka dhe Tafçiu.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat disa persona, përfshirë edhe dy vajza që shoqëronin viktimën. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë – Kapshticë në fshatin Neviçi

Tre shqiptarë u arrestuan pasi ishin përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës me qendër në Inverclyde, në Angli.

Perplasjet per kryeministrin percajne koalicionin fitues në Malin e Zi.  Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listë

Policia ka sekuestruar në Peqin makinën e blinduar të ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku 17-vjeçari Elvin Zira u plagos me mjet prerës, thikë.

Policia e Durrësit dhe Forca e Posaçme "Shqiponjat" kane kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar te plagosjes me m

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Sukth dhe i lënduar ka mbetur adoleshenti Elvin Zira.

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar D. P., 25 vjeç dhe R.