Një konflikt për motive të dobëta është regjistruar në një pikë karburanti në Durrës, në lagjen nr. 17/1.

Sipas policisë, një shtetas 28-vjeçar me inicialet L.P. ka goditur punonjësin e karburantit shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka dëmtuar disa karrige.

Pas sinjalizimit të rastit, Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë 28-vjeçarin nga Durrësi.

Ndaj tij rëndojnë tashmë 3 vepra penale “Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.