Një aksident ka ndodhur në zonën e Qafës së Buallit në Dibër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia informon se "Në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit, në vendin e quajtur pranë varrezave të qytetit shtetasi R.M, 29 vjeç, banues në Itali duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin".

Për pasojë i riu ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital, ku po merr ndërhyrjen nga bluzat e bardha.

Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes e po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.