3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak, prangoset 47-vjeçari

14/08/2019 - 15:39

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar që posedonte armët e municionin luftarak.

Në sajë të operacionit të koduar "PEZA", u sekuestruan 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak.

NJOFTIMI I PLOTË

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar "Peza", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit:

D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me një vit burg në mungesë nga Gjykata e Fierit.

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor në Farkë të Vogël.

Një 68-vjeçare ka humbur jetën Zharrëz në Fier.

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj shtetasit, Apostol Kosta, i cili dy vite më parë ekzekutoi me armë kushërinjtë

Një banesë është përfshirë nga flakët tek ish-rajoni i Policisë në Durrës.

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte te Rruga e Durrësit në Tiranë.

Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarë janë dënuar me burg pasi në shtëpinë e tyre policia zbuloi 100 bimë kanabis sativa.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banesë në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Kamëz.

Një 46-vjeçar është shpëtuar nga policia, i cili në gjendje të rënduar psikologjike është mbyllur brenda në banesë duke i vënë zjarrin kë