Një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Re, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

Në aksident janë përfshirë 3 makina, ndërsa menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje efektivë të policisë rrugore.

Nga raportimet bëhet e ditur se nuk ka asnjë të plagosur, por vetëm dëme materiale, ndërsa në rrugë qarkullohet normalisht.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lageshtira ne rruge dhe reshjet e dendura te shiut..