Tre persona ende të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armës mbrëmjen e kaluar një familje në fshatin Qinam.

Mësohet se autorët lidhën dhe terrorizuan familjarët ndërsa kanë marrë nga banesa e shtetasit B. Z. një humë prej 40mijë lekësh.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.