Tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, kanë grabitur një banesë, ku kanë rrahur e goditur me qytën e armës pronarin e saj.

Në Ksamil rreth orës 07:30, në banesën e P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre persona të cilët e kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe kanë dhunuar.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.