Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariatin e policisë Durrës.

Fotografi Denis Simaku sjell momentet e ndalimit të tyre në lagjen nr.11, në zonën pas pallatit të Kulturës.

Në pamjet që po publikon DurrësLajm vihet re një prani e madhe e forcave të rendit, ndërkohë që në vendngjarje kanë qenë të pranishëm 5 furgonë policie.

Nuk dihet ende motivi i shoqërimit të të rinjve dhe akuzat që rëndojnë mbi ata.