Një burrë mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Lushnjes, pasi u godit me sëpatë nga djali i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.

Sipas policisë, shkak për ngjarjen u bë një sherr për motive të dobëta. 30-vjeçari D.Veliu e goditi me sëpatë në kokë babanë e tij 67-vjeçar K.Veliu.

Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, pas ngjarjes, i biri 30-vjeçar tentoi të arratisej, por u arrestua pasi policia ishte vënë në ndjekje të tij.