Një 30-vjeçar ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga pallati.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan, ku është hedhur nga kati i katërt i pallatit  shtetasi B.Ll. 30 vjeç.

Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, apo motivet që e shtynë të riun drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.