Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit.

Nga burimet zyrtare mësohet se i arrestuari ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

"Specialistët Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin A.F., 31 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K,Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.