Një 32-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës nga familjarët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 të së dielës kur i riu Sokol Ibrahimi ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët.

Mjeket janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë overdoza.

Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit.