Një 34-vjeçar në Vlorë është gjetur i pajetë i shtrirë në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” pranë kupolës së avionëve.

Viktima është identifikuar me iniciale K.D., thotë policia. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.