Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin teksa po lëvizte në rrugët e Durrësit, dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident me dy të plagosur.

Aksidenti u shënua dje në lagjen nr.15, nga shtetasi E.M. vjeç 34, banues në Durrës, i cili duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë lënduar pasagjerët që ndodheshin në mjetin e tij, shtetasit Xh.M. dhe J.P. , vjeç 25 dhe 29, banues në Durrës, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 34-vjeçari u arrestua në flagrancë nga uniformat blu, nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, neni 290/2 i Kodit Penal.