NJë 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur një bashkëmoshatar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në lagjen nr.5 në Kavajë.

“Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.”, njofton policia.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.