Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar pasiakuzohet përtrafikim të kokainës.

Nga mediat fqinje mësohet se në pranga ka rënë shtetasi  A.M., 34 vjeç, banues në Firence, teksa po shëtiste në qendër të Pisotias.

Nga kontrolli i makinës, që e kishte marrë me qira u gjetën dhe sekuestruan më shumë se 10 mijë euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga trafiku i kokainës.

Më pas në shtëpinë e tij në Firence, u sekuestruan 34 gram kokainë, peshore precize, materiale të përshtatshme ambalazhesh, si dhe 20 mijë euro shtesë.

Gjykatësi vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shqiptarin.