34-vjeçari Mariglen Muka, ka denoncuar në media dhunën që policia ka ushtruar mbi të pasi e kanë thirrur si të dyshuar pë disa vjedhje në qytetin e Korçës.

34-vjeçari nga fshati Kamenicë, ka deklaruar se është dhunuar në ambientet e Komisariatit nga polici që e mori në pyetje duke u shprehur se është fyer dhe më pas godititur me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesën e barkut.

"U paraqita në komisariatin e Korçës, rreth orës 9 të mëngjesit, sepse më telefonoi inspektori i zonës. Mendova se më kërkonin për dokumentet e makinës. Më shoqëruan në një prej zyrave të Komisariatit ku më morën në pyetje për disa vjedhje në fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit. Kur mohova akuzat, polici që më mori në pyetje, më fyeu dhe më pas më goditi me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesën e barkut. Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u përmenda, më çuan në një tjetër zyre dhe erdhi një mjek më bëri një qetësues, sepse kisha shqetësime. Më lanë të lirë rreth orës 15:00 dhe familjarët më sollën në spital. Po bëj analizat dhe kontrollet mjekësore. Do bëj denoncim për policin që më dhunoi. Kur u dhunova, prezent ishte edhe inspektori i zonës, por ai nuk më goditi", është shprehur Mariglen Muka.