Një burrë 35-vjeçar është paraqitur në komisariatin e policisë së Durrësit për të kërkuar ndihmën e bluve për gjetjen e gruas së tij.

Shtetasi D.H vjeç 35, banues në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja R.H. 26 vjeçe.

Nuk dihen arsyet e largimit të të resë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin. Policia informon se ka nisur punën për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.