Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra”, ku shtetasi R.K., banues në Lezhë është plagosur me armë zjarri.

Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.