Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit.

Një 36-vjeçar është hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktima është shtetasi F.K.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje familjarët për të zbardhur arsyet që shtynë 36-vjeçarin të kryente aktin ekstrem.